leoni

Lekaj

Pal Lekaj: Do të kërkohet që Ramush Haradinaj të kthehet në udhëheqje të shtetit

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se do të kërkohet që kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj, të kthehet në udhëheqje të shtetit. Në një intervistë për Reporterin, Lekaj ka thënë se asnjë situatë dhe rrethanë politike nuk e largon AAK’në nga baza e saj 7-10 përqind të votuesve nga e gjithë Kosova. Për më shumë, mendoj që rrethanat e krijuara në Kosovë, dalja në pah e qeverisë Kurti me mosdijen e qeverisjes dhe mos përmbushjes së asnjë premtimi që e kanë thënë, si dhe proceset e rëndësishme që e presin Kosovën, do të kërkohet nevoja që lideri  Ramush Haradinaj të kthehet në udhëheqje të shtetit, e kjo realisht do të rrisë përqindjen e votave që mund të shkojë në 15-18%. Shkurt e shqip ata qe ditën të bëjnë luftën, dinë ta bëjnë edhe paqen por edhe zhvillimin e shtetit”, ka thënë Lekaj.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …