Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, njoftoi se do t’i vizitojë krerët e UÇK-së, që po mbahen në burgun e Gjykatës Speciale

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar se do të  vizitojë krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në paraburgim nga Gjykata Speciale,  në Hagë. Zonja Haxhiu ende  nuk është e sigurt nëse Hashim Thaçi e  Kadri Veseli, do të pranojnë në vizitë. “Nuk mund të them me siguri se do t’i takoj të gjithë, pasi që Hashim Thaçi e Kadri  Veseli  kanë refuzuar të takohen me mua dhe  përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë gjatë një vizite që kam pasuar më parë,  në Hagë”, ka deklaruar ministrja, Haxhiu, ndërsa ka njoftuar se për gjithçka nga këto takime  me  të paraburgosurit e Gjykatës Speciale do të informojë publikun.

Kontrolloni gjithashtu

Shukri Buja

Shukri Buja reagon pas vendimit të Themelores: “Vendim i pabazë, tentim për të më ndalur politikisht në Lipjan”

Shukri Buja, kandidat i PDK-së,  për kryetar të Komunës së Lipjanit, ka reaguar ashpër ndaj …