Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se ka pritur në takime përfaqësues të shteteve aleate

Kryeministri, Albin Kurti ka njoftuar se ka pritur në takime përfaqësues të shteteve aleate, partnere dhe mike të Republikës së Kosovës. Ai ka njoftuar se me ambasadorët ka biseduar për temat aktuale, me theks nevojën për stabilitet institucional, posaçërisht në rrethanat e krijuara pas 16 shtatorit. “Dje prita në Zyrën e Kryeminsitrit të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, si dhe ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Rainer Rudolph. Nga të tre pranova urime për Qeverinë dhe mandatin e ri.Krahas bisedave për marrëdhëniet e mira dypalëshe me secilin prej vendeve që përfaqësojnë dhe mundësive të avancimit të mëtejmë, sikurse për përparimin demokratik, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe proceset integruese të Kosovës, diskutuam edhe për temat aktuale, me theks nevojën për stabilitet institucional, posaçërisht në rrethanat e krijuara pas 16 shtatorit” ka shkruar kryeministri, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Disa persona kanë zhvilluar propagandë kundër ish-presidentit Hashim Thaçi, me qëllim të shkatërrimit të tij

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se disa persona kanë zhvilluar propagandë kundër …