Pal Lekaj

Pal Lekaj: Komisionin e pret ndjekja penale, sipas ligjeve e Kushtetutës së Kosovës

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ka reaguar lidhur me insistimin e Komisionit Qeveritar të Demarkacionit, se marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi është e drejt, dhe nuk ka ndryshim. Lekaj ka thënë se Komisioni i Muratit i mbështetur edhe nga disa “Muratë” të tjerë, nuk janë asgjë më shumë se disa të mjerë që po  ulërijnë për t’i dhënë tokën e Kosovës, Malit të zi. Sipas tij, këta anëtarë të komisionit dhe të qeverisë, duke e parë se gjithnjë e më shumë po demaskohen dhe po del sheshit e vërteta se kanë keqpërdorur paranë e Kosovës kanë punuar kundër interesave të saj. Anëtarët e këtij Komisioni i pret ndjekja penale, sipas ligjeve e kushtetutës së Kosovës, me akuzën për falsifikim të dokumenteve dhe synimin për tjetërsim e falje të tokës së Kosovës vendeve tjera,  ka thënë Lekaj.

Kontrolloni gjithashtu

Time Kadrijaj:  Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha po vepron në kundërshtim me Kushtetutën e vendit

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka deklaruar se kryetari i Kuvendit, …