Demarkacioni

Komisioni Shtetëror për shënimin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi rikonfirmon qëndrimin për demarkacionin

Komisioni Shtetëror i Kosovës për shënimin e kufirit me Malin e Zi, rikonfirmon se marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi është e drejt, dhe nuk ka ndryshim të vijës kufitare. Sipas këtij komisioni, gjitha shtetet e formuara nga shpërbërja e ish Jugosllavisë kufirin e kanë sipas kadastrave.  Në kumtesën e lëshuar me këtë rast Komisionin konstaton se shpërbërja e Jugosllavisë solli shtatë shtete të reja. Këto shtat shtete i kishin kufijtë administrativ të bazuar në territorialitetin e Komunave, njësoj i kishte edhe Krahina e Kosovës. Parimi themelor i të gjitha marrëveshjeve të përkufizimit në mes të shteteve të dala nga shpërbërja e Jugosllavisë kanë qenë: baza kadastrale e vitit 1991, pikërisht 25 qershorit të vitit 1991, edhe me vonë edhe për shtetet e reja dhe parimi i dytë bazë ka qenë që zonat kadastrale të jenë determinante kryesore të kufirit. Respektimi i gjendjes së para shpërbërjes së RSFJ, respektimi i momentit te shpërbërjes së atij shteti është e mbështetur në të dhënat kadastrale – determinuese në procesin e shënjimit të kufirit mes te republikave të ish-Jugosllavisë.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …