Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Euroazinë, Matthew Palmer ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet të kthehen në tryezën e negociatave dhe t’i zgjidhin çështjet e mbetura përmes bisedimeve. Ai theksuar më tutje se është shumë e rëndësishme që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq të kthehen në tryezën e bisedimeve dhe të dialogojnë për të gjitha këto çështje. “Është kuptuar mirë se cilat çështje duhet të zgjidhen përmes një procesi dialogu. Ky proces drejtohet mirë dhe me kompetencë nga Miroslav Lajçak, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Është e rëndësishme që të dy palët të kthehen në dialog, t’i diskutojnë çështjet në tryezë, t’i zgjidhin ato dhe të shkojnë drejt një marrëveshjeje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve, e cila, në mënyrë optimale, do të bazohej në njohjen reciproke”, ka thënë mes tjerash, ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Euroazinë, Matthew Palmer.
