leoni

Yuri Kim: Si miq dhe aleatë ushtarët amerikanë dhe shqiptarë kanë qenë në krahë të njëri tjetrit në konflikte të shumta

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim ka vlerësuar lart marrëdhëniet dhe bashkëpunimit në mes të dyja vendeve. Gjatë fjalimit të saj përball ushtarëve dhe ushtarakëve që po marrin pjesë në stërvitjen “Defender Europe 21” ajo theksoi se është e lumtur që shqiptarë dhe amerikanë që punojnë së bashku dhe po njihen me njëri tjetrin. Jam e lumtur që ushtarët tanë me uniformë ndihen njësoj si ne diplomatët të veshur me kostume në Shqipëri. Janë krenarë që SHBA e quajnë Shqipërinë një mik dhe aleat. Si miq dhe aleatë ushtarët amerikanë dhe shqiptarë kanë qenë në krahë të njëri tjetrit në konflikte të shumta. Ne e dimë nga ato provoja, që Amerika ka një mike të vërtetë, një aleate që nuk ka më të fortë se Shqipëria. “Defender 21” hap një rrugë të vërtetë për bashkëpunimin tonë strategjik. Unë besoj se suksesi i “Defender 21”, pasqyron angazhimin e popullit të Shqipërisë. SHBA qëndron me ju në kërkesën tuaj për një Shqipëri të pavarur dhe të lirë. Do vazhdojmë të qëndrojmë me ju teksa merrni detyra të rëndësishme. Këto detyra janë të vështira por jo të pamundura. Jemi krenarë që jeni aleat me ne këtu sot, krahë për krahë përgjithmonë, theksoi mes tjerash, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori italian Antonello de Riu bisedoi me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë të ditur se ambasadori Antonello De Riu pati …