Sipas OBSH-së mbi 60% e popullsisë duhet të imunizohet ndaj virusit korona në mënyrë që të ulen infektimet

OBSH: Vaksinat  e aprovuara në dispozicion, i përgjigjen të gjitha varianteve të virusit Covid-19 që janë shfaqur deri tani

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se të gjitha vaksinat e vëna në dispozicion deri më tani për përdorim ndaj virusit korona, i përgjigjen të gjithave varianteve të këtij virusi të shfaqura deri më tani. Duek foklur për efikasitetin e vaksinave që po përdoren ndaj kovid-19, drejtori rajonal për Evropën në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Hans Kluge tha se të gjitha variantet e virusit Covid-19 mund të kontrollohen në të njëjtën mënyrë me shëndetin publik dhe masat sociale. Ai theksoi më tutje se vaksinat  e aprovuara në dispozicion, i përgjigjen të gjitha varianteve të virusit Covid-19 që janë shfaqur deri më tani.  Organizata Botërore e Shëndetësisë ka aprovuar për përdorim emergjent disa vaksina të cilat janë: Pfizer, Moderna, Johnson&Johnson, AstraZeneca e së fundi edhe vaksinën kineze të Sinovac.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Albin Kurti dikur mburrej me lirinë e mediave por tash ai vetë po i cënon këto vlera të lirisë së shprehjes

Vlora Çitaku: Letra e ministres Donika Shvarc është skandaloze, në përmbajtje, në formë dhe në mesazhin që përçon tek aleatët

Sekretarja  e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku thotë se letra e Ministres së …