Kastrati: Objektet e shkollave të fuzionuara do të përdoren për qëllimet më të mira për komunitetin

Banorë të fshatit Shipashnicë të komunës së Dardanës janë përplasur me policinë e Kosovës për shkak të mbylljes së shkollës në këtë fshat nga realizimi i reformave në arsim në këtë komunë. Duke komentuar ngjarjet e sotme, kryetari i komunës së Dardanës, Qëndron Kastrati ka thënë se është për keqardhje se deri në ç’masë është duke u manipuluar komuniteti nga disa të badihavaxhinj. Nuk do ta besoja kurrë që në shekullin XXI një prind më përpara e dëgjon një manipulues sesa zemrën e tij për fëmijën e vet. Për më shumë, Ministrja Nagavci me qasjen e saj po hedhë benzin në zjarr. Kjo është e turpshme dhe e pafalshme, ka shkruar kryetari i komunës së Dardanës, Qëndron Kastrati duke vënë në pah edhe përfitimet e shumta që kanë institucionet parashkollore për zhvillimin e fëmijëve të moshës parashkollore.

 P.S. Sipas neuroshkencëtarëve, truri i fëmijës deri në moshën 2 vjeç ka periudhën më intensive të zhvillimit, pas kësaj moshe proceset fillojnë dhe reduktohen. Prandaj, është e rëndësishme që fëmija të rritet në një ambient të pasur me informacion dhe veprime nxitëse, me bashkëmoshatarë dhe edukatorë profesional” ka shkruar Kastrati.

Kontrolloni gjithashtu

Ka arritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori i vitit 2023

Është rritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria …