DW: Në prag të vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi, presidentët e dy vendeve mbajnë qëndrime të kundërta

“Dojçe Velle”: A është Kosova nën trysni për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe?

Në një artikull kushtuar vendit tonë, “Dojçe Velle” parashtryn pyetjen se a është Kosova nën trysni për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe? Ky medium përkujton se Marrëveshje për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe është nënshkruar në vitin 2013 dhe është miratuar me shumicën e votave të deputetëve të pozitës ndonëse është kundërshtuar nga opozita e cila e dërgoi në Kushtetuese. Në vitin 2015, Gjykata Kushtetuese kishte konstatuar se shumë pika të kësaj marrëveshje nuk ishin në frymën e Kushtetutës së Kosovës. Por tani Qeveria drejtohet nga kryeministri, Albin Kurti vazhdon ta kundërshtojë idenë që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive dhe sipas tij, nuk do të lejohet të ketë diçka që vë në diskutim funksionimin e shtetit. Nga ana tjetër, pala serbe vazhdojnë të këmbëngulin, se Prishtina duhet ta Themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe me kompetenca ekzekutive. Këmbëngulja e vazhdueshme e Serbisë që ta përfshijë në kuadër të dialogut çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ka bërë që të ndërpritet dialogu dhe të ketë vështirësi në rifillimin e tij. Për momentin ende nuk dihet nëse çështja e Asociacionit do të jetë pjesë e bisedave ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq në takimin e tyre të pritshëm në fund të qershorit, thuhet në mes tjerash në artikullin e “Dojçe Velles”.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori italian Antonello de Riu bisedoi me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë të ditur se ambasadori Antonello De Riu pati …