Gjykata e Apelit

Paneli i Gjykatës së Apelit refuzoi tri kërkesat e dorëzuara të avokatëve të krerëve të UÇK-së, për mangësi evidente në aktakuza

Paneli i Gjykatës së Apelit, i cili vepron po  në  kuadër të Gjykatës Speciale, ka refuzuar tri kërkesat e dorëzuara nga avokatët e Hashim Thaçit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, lidhur me  mangësitë evidente në aktakuzat e tyre. Në njoftim thuhet se më 22 gusht 2022, Paneli i Gjykatës së Apelit hodhi poshtë tri apele, të dorëzuara nga Thaçi, Selimi dhe Krasniqi, kundër vendimit të mëparshëm të gjykatësit të procedurës paraprake, në të cilin u hodhën poshtë disa nga mocionet e mëparshme të mbrojtjes dhe Zyrës së Prokurorit të Gjykatës Speciale.  Më 29 prill të këtij viti  Zyra e Prokurorit  ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Kadri Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor të vitit 2020. Të gjitha këto akuza janë kundërshtuar nga krerët  e UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup  Krasniqi, të cilët për afër dy vjet  janë duke u mbajtur në paraburgim në Hagë. Përpos tyre në paraburgim  janë duke u mbajtur edhe Sali Mustafa, e Pjetër Shala, ndërsa në vuajtje të dënimeve  po mbahen Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli Gjyqësor i Kosovës angazhon 30 gjyqtarë në nivel vendi për ditën e zgjedhjeve të cilët do të jenë kujdestar

Seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt për krime lufte në Gjakovë zhvillohet në mungesë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt, i akuzuar për …