Komandanti i KFOR-it, Ferenc Kajari thotë se në rast të tensioneve, në Veri, do të veprojmë sipas mandatit tonë

Komandanti i KFOR-it, Ferenc Kajari thotë se në rast të tensioneve, në Veri, do të veprojmë sipas mandatit tonë

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Ferenc Kajari, ka folur për situatën e sigurisë, veçmas në veri të vendit si dhe për mundësitë e trazirave në rast të mosarritjes së marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sa i përket zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për regjistrimin e automjeteve dhe letërnjoftimeve për qytetarët serbë. Ai ka vlerësuar se gjendja e sigurisë në pjesën veriore është qetësuar pas ngjarjeve të fundit, teksa ka thënë se pret që negociatat që janë në vazhdim të rezultojnë  me një marrëveshje. KFOR-i e ka rritur praninë e vet në veri të vendit, ka vendosur pikat e vrojtimit dhe pikat e kontrollit teknik në të gjithë hapësirën. Po ashtu, kemi rritur edhe aktivitetin patrullues në gjithë rajonin. Këto masa janë marrë për të qenë në gjendje për çfarëdolloj incidenti dhe për një siguri më të madhe. Nëse ka tensione, ne do të veprojmë sipas mandatit tonë”, ka thënë Kajari në një intervistë për RTK-në. Komandanti Kajari ka kërkuar nga të gjitha palët të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe për gjithçka të negociohet dhe të arrihet marrëveshje politike, pasi sipas tij, vendosja e barrikadave nuk ndihmon në zgjidhjen e situatës.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …