Gucati - Haradinaj

Paneli i Gjykatës Supreme, me seli në Hagë, ka refuzuar kërkesat e krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj

Paneli i Gjykatës Supreme, me seli në Hagë, ka refuzuar kërkesat e ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrsë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, për mbrojtje të ligjshmërisë në bazë të ligjit. Fillimisht është refuzuar kërkesa për mbajtjen e një seance gojore e më pas edhe kërkesa e Gucatit që një i akuzuar tjetër, Dritan Goxhaj, të përfshihet si palë e tretë në këtë proces me arsyetimin se nuk i takon Gucatit të kërkojë të mbrojë interesat e perceptuara të një të akuzuari tjetër në kuadër të kërkesës së vet. Sa u takon arsyeve konkrete mbi të cilat u bazuan kërkesat, 7 nga secili parashtrues, paneli i rrëzoi ato duke konstatuar se nuk është bërë shkelje e së drejtës penale dhe as shkelje thelbësore e procedurave nga ana e Trupit Gjykues dhe Panelit të Gjykatës së Apelit, duke i konstatuar ato të papranueshme”.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Ushtria e Kosovës lindi nga lufta çlirimtare, gjaku i derdhur i dëshmorëve dhe amaneti i atyre

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryeministër gjatë kohës kur Forca e Sigurisë …