Paralajmërim nga Izraeli: Me raketat e Iranit mund të goditet edhe Kosova

Lufta e nisur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli ndaj Irani pritet të përshkallëzohet më tej, mes kërcënimeve të vazhdueshme nga udhëheqësit iranianë dhe tensioneve në rritje në rajon. Një shqetësim i veçantë ka dalë në pah ditët e fundit pas pretendimeve të zyrtarëve izraelitë dhe perëndimorë se raketat balistike iraniane kanë kapacitete për të arritur objektiva thellë në territorin evropian. Sipas një deklarate të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit, aftësitë balistike të Iranit “shkojnë përtej Lindjes së Mesme”, duke e cilësuar regjimin në Teheran si një kërcënim në rritje për paqen dhe sigurinë globale. Në mesin e shteteve që teorikisht mund të përfshihen në rrezen e veprimit të këtyre raketave përmenden edhe vendet e Evropës Juglindore, përfshirë Kosovën dhe shtetet e rajonit, ndonëse deri më tani nuk ka pasur ndonjë paralajmërim konkret për kërcënim të drejtpërdrejtë. Situata mbetet dinamike, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po bën thirrje për përmbajtje dhe shmangie të një përshkallëzimi të mëtejmë që mund të destabilizojë jo vetëm Lindjen e Mesme, por edhe sigurinë më të gjerë evropiane./ kosova sot/

Kontrolloni gjithashtu

Milazim Krasniqi: Qeveria Kurti është totalisht e dështuar, ajo nuk di të ballafaqohet me krizat ekonomike, energjetike, arsimore

Milazim Krasniqi: Kosova s’e ka luksin për zgjedhje të reja në kohë krizash globale

Njohësi i çështjeve politike, Milazim Krasniqi, ka vlerësuar se Kosova nuk duhet të shkojë në …