Ujësjellësi rajonal Prishtina ka bërë të ditur se cilësia e ujit të pijes është njëqind për qind i sigurt për konsum

Paralajmërohen reduktime të mëdha të ujit dhe ndëshkime të ashpra kundër keqpërdoruesve të tij

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit  “Prishtina”, Sokol Xhafa ka paralajmëruar reduktime të mëdha të ujit dhe ndëshkime të ashpra kundër keqpërdoruesve të tij. Ai ka shkruar se shfrytëzues të shumtë të ujit që iu ofron kjo kompani, po keqpërdorin atë për qëllime të ndryshme dhe kjo do ta detyroj kompaninë e ujësjellësit që furnizon më ujë të pijes qytete e fshatra të shumta, që të bëjnë reduktime të shumta. “ ‘Kultura’ jonë ‘qytetare’, ose më mirë qyqare. Keqpërdorimet – vjedhjet e ujit në të gjitha anët. Lusim qytetarët të lajmërojnë keqpërdorimet, përndryshe e ardhmja e afërt mund të rikthejë reduktimet e ashpra në të gjitha qytetet dhe zonat” ka paralajmëruar ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit  “Prishtina”, Sokol Xhafa.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Fajtor kryesor për krizën institucionale është Vetëvendosja dhe Albin Kurti

Kryetari i Partisë Social-Demokrate, Dardan Molliqaj ka vlerësuar se fajtor kryesor për krizën institucionale është …