Paralajmërohet bllokimi i kufijve Kosovë-Serbi nga asociacioni i qytetarëve serbë, të qarkut të Mitrovicës

Kryetari i Asociacionit të  Qytetarëve serbë të Qarkut të Mitrovicës, Rasha Rojeviq, ka njoftuar se prej sot në orën 18:00, do të fillojë bllokimi i pikave kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. Në një deklaratë për agjencinë Beta, Rojeviq ka bërë të ditur se në këtë bllokadë do të marrin pjesë mbi 400 persona. Sipas Rojeviqit, bllokada do të vazhdojë derisa forcat policore të Kosovës të tërhiqen nga veriu i vendit dhe institucionet lokale t’u kthehen serbëve. Ai gjithashtu ka kërkuar që KFOR-i të marrë kontrollin e veriut të Kosovës, në përputhje me mandatin e Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara. Pikat kufitare që do të bllokohen përfshijnë Bërnjakun, Jarinjën, Merdarin dhe Kullën, ndërsa vendkalimi në Konçul për momentin nuk do të preket nga ky veprim.

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Prishtinë, ambasadori Aivo Orav ka biseduar me ndërmjetësin evropian për dialogun, M. Lajçak

Ambasadori britanik falënderon Aivo Orav për kontributin në rrugën euro-atlantike të Kosovës

Ambasadori i Mbretëria e Bashkuar në Kosova, Jonathan Hargreaves, ka shprehur mirënjohje për Aivo Orav …