Manuel Sarrazin

Manuel Sarrazin: Qeveria në Prishtinë, mund të vazhdojë ta bllokojë veten, por CEFTA do të ecë përpara pa Kosovën

I  dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka drejtuar  kritika të ashpra ndaj qëndrimit të Qeverisë së Kosovës për marrëveshjen me CEFTA-ën. Sarrazin ka theksuar se Kosova rrezikon të vetë izolohet nëse nuk merr pjesë në tregun e përbashkët. Bashkimi Evropian do të vazhdojë me marrëveshjet për tregun e lirë edhe pa pjesëmarrjen e Kosovës nëse është e nevojshme. Kjo deklaratë vjen pas refuzimit të kryeministrit Albin Kurti për një kompromis, i cili përfshinte zëvendësimin e UNMIK-ut, me Kosovën në bordin e CEFTA-s. Sarrazin paralajmëroi se kompromisi dhe gatishmëria për lëshime janë thelbësore për progresin rajonal, veçanërisht për Samitin e Procesit të Berlinit që pritet të mbahet në tetor.

Kontrolloni gjithashtu

Sylë Ukshini: Ideologjia serbomadhe nuk është zhdukur me përfundimin e regjimit të Slobodan Millosheviqit

Historiani dhe diplomati Sylë Ukshini ka vlerësuar se ideologjia serbomadhe e artikuluar në Memorandumin e …