Parlamenti Evripian: Njohja e gjenocidit në Srebrenicë është hap themelor në rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në BE

Parlamenti Evripian: Njohja e gjenocidit në Srebrenicë është hap themelor në rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në BE

Njohja e gjenocidit në Srebrenicë është hap themelor në rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në BE. Eurodeputetët në debatin për Raportin e Progresit për Serbinë miratuan ndryshimet e përfaqësuesit slloven Igor Soltes për Srebrenicën duke deklaruar se “njohja e gjenocidit në Srebrenicë është hap themelor në rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në BE”. “Na vjen keq mohimin e përsëritur të gjenocidit në Srebrenicë të disa zyrtarëve serbë dhe iu kujtoj atyre se bashkëpunimi i plotë me Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë dhe mekanizmat që pasuan atë, gjithashtu, përfshin detyrimet e pranimit dhe zbatimit të aktgjykimeve dhe vendimeve të saj. Njohja e gjenocidit në Srebrenicë është një hap thelbësor në rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në BE”, tha Igor Soltes, eurodeputet i grupit parlamentar të të Gjelbërve. Pas prezantimit të tij, rezoluta u miratua në tekstin përfundimtar me 503 vota për, 85 kundër dhe 47 abstenime.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 5 mijë fletëvotime nga diaspora kanë arritur në Komisionin Qendror Zgjedhor

Skandal zgjedhor që turpëron shtetin: 109 të ndaluar për manipulim votash, Reuters alarmon për imazhin e Kosovës

Pas aksionit të madh policor dhe prokurorial që rezultoi me ndalimin e 109 personave, kryesisht …