Parlamenti Evropian

Parlamenti Evropian kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës nga pesë vendet e BE-së

Parlamenti Evropian, nëpërmjet një projektrezolute ka kërkuar  njohjen e pavarësisë së Kosovës nga pesë vendet e BE-së, derisa nga Qeveria e Kosovës kërkon të fillojë menjëherë me formimin e Asociacionit të Komunave Serbe në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së. Po ashtu në këtë projektrezolutë për Kosovën, të cilën duhet ta miratojë Këshilli për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian, thuhet se formimi i Asociacionit të Komunave Serbe (AKS) duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën e vendit. Në projektrezolutën, e cila më pas duhet të miratohet në seancën plenare të Parlamentit Evropian, thuhet se ende nuk ka filluar as hartimi i Statutit të AKS-së.

Kontrolloni gjithashtu

Time Kadrijaj:  Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha po vepron në kundërshtim me Kushtetutën e vendit

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka deklaruar se kryetari i Kuvendit, …