Kriza politike e bën të vështirë procesin e anëtarësimit në UNESCO dhe Interpol

Parlamenti Evropian sërish u kanë bërë thirrje Qipros, Greqisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Spanjës, që ta njohin pavarësinë e Kosovës

Parlamenti Evropian sërish u kanë bërë thirrje Qipros, Greqisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Spanjës, që ta njohin pavarësinë e Kosovës. Një thirrje që Parlamenti Evropian e ka përsëritur secilin vit në raportet për Kosovën, është përfshirë në tekst edhe kësaj radhe. Kjo është thirrja për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Pikërisht për këtë pikë janë paraqitur shumë amendamente, sidomos deputetët nga Spanja dhe vendet tjera që nuk e njohin Kosovën, duke u përpjekur  që referencat për shtetësi të Kosovës të hiqen nga raporti. Kosova shteti më i ri në Evropë, shtetësinë e së cilës e kanë njohur 23 nga 28 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, ka synime të qarta për integrim në BE. Duke pasur parasysh aspiratat e Kosovës për Bashkimin Evropian mos-njohjet të cilat kanë më tepër rëndësi janë ato nga pesë vendet anëtare të këtij organizmi: Qipro, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …