leoni

Memli Krasniqi thotë se nuk jemi opozitë e llojit të Vetëvendosjes, snuk vijmë në pushtet me anë të dhunës

Partia Demokratike e Kosovës do të garojë në zgjedhjet e 9 shkurtit me numrin 131, sipas shortit të hedhur nga KQZ-ja

Partia Demokratike e Kosovës  do të garojë në zgjedhjet e  9 shkurtit me numrin 131, sipas shortit të hedhur nga KQZ-ja. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka cilësuar këtë numër si simbol të fitores, besimit dhe të ardhmes. Krasniqi ka theksuar se partia është e gatshme dhe e mobilizuar për fitore, me kandidatin për kryeministër Bedri Hamzën dhe listën e saj të kandidatëve për deputetë. Numri 131 na bashkon në vizionin për një Kosovë më të mirë. Me punë të palodhshme, përkushtim të madh dhe kompetencë të dëshmuar, bashkë do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për çdo qytetar. Kosova mundet më mirë!  ka shkruar Krasniqi. PDK-ja, shpreson që kjo shifër të jetë simbol i një epoke të re politike në Kosovë, duke premtuar ndryshime pozitive dhe një qeverisje që do të adresojë nevojat e qytetarëve me përkushtim dhe kompetencë.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …