Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të PZAP

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme ndaj vendimit Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që të mos përsëritet votimi në Mitrovicë. Në njoftim thuhet se Partia Demokratike e Kosovës, kërkon shqyrtim të plotë të kësaj çështjeje. “Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se vendimi i PZAP është i gabuar dhe nuk pasqyron realitetin e parregullsive të evidentuara në qendrat e votimit në këtë komunë. Provat e paraqitura tregojnë qartë se procesi është cenuar dhe se vullneti i qytetarëve është ndryshuar. Me kërkesën drejtuar Gjykatës Supreme, PDK kërkon shqyrtim të plotë të çështjes dhe marrjen e një vendimi që garanton integritetin e procesit zgjedhor dhe respektimin e votës së qytetarëve të Mitrovicës. Partia Demokratike e Kosovës thekson se do të vazhdojë me vendosmëri rrugën ligjore deri në sqarimin dhe korrigjimin e çdo parregullsie, duke mbrojtur votën e lirë dhe proceset demokratike në vend. Në Mitrovicë, vetëm rivotimi u bën drejtësi qytetarëve. Në këtë drejtim, PDK nuk do të ndalet”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama: Nga janari 2026 në Republikën e Shqipërisë nuk do të ketë asnjë pagë nën 500 euro

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka paralajmëruar se nga janari i vitit 2026, në Republikën …