Partia Demokratike e Kosovës, komunikatë për media

Sot, Kryetari i Kuvendit shpalli të përfunduar konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, pa u zbatuar në tërësi Neni 67 i Kushtetutës së Kosovës. Për Partinë Demokratike të Kosovës, Kuvendi ende nuk është i konstituuar, sepse nuk është zgjedhur Kryesia e tij në përbërjen e plotë kushtetuese.
Në këto rrethana, PDK e konsideron të pakuptimtë ftesën për takim të Kryesisë së Kuvendit që nuk është konstituuar dhe nuk merr pjesë në takime të tilla, të cilat i shërbejnë vetëm agjendave partiake e jo interesit të shtetit.
PDK vlerëson se zvarritjet e qëllimshme në procesin e themelimit të institucioneve shtetërore, të shkaktuara nga partia e parë, janë skajshmërisht të rrezikshme për Republikën e Kosovës.
Edhe pse nuk kishte detyrim kushtetues apo politik, Partia Demokratike e Kosovës mori mbi vete përgjegjësinë institucionale duke votuar për Kryetarin e Kuvendit, me qëllim të vetëm zhbllokimin e institucionit më të lartë përfaqësues të qytetarëve.
Megjithatë, veprimet e mëtejshme dhe skemat populiste të Vetëvendosjes po e dëshmojnë qartë frikën e saj nga hyrja e ligjshme në afatet kushtetuese për të provuar krijimin e qeverisë së re. Kjo qasje, me fajin e tyre, po e shtyn Kosovën drejt një krize të re institucionale, pasojat e së cilës do t’i bartin shteti dhe qytetarët tanë.

Kontrolloni gjithashtu

Mr.Ali Hertica

Mr. Ali Hertica: Elita politike e Shqiptarëve e (s)duan Ribashkimin Kombëtar!

Politikanët tanë shqiptarë, qofshin të Kosovës historike, të ish-Republikës së Maqedonisë, të Kosovës Lindore, të …