Edi Rama dhe Aleksandar Vuciq

Partia Demokratike e Serbisë ka kërkuar ndërprerjen e vizitës së kryeministrit të Shqipërisë

Partia Demokratike e Serbisë ka kërkuar nga kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiq që ta ndërprejë vizitën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama pas deklaratës së tij për pavarësinë e Kosovës. Duke reaguar ndaj kësaj kërkese, kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka thënë se respekton çdo parti politike, por nuk kam asnjë përgjigje sepse çdokush ka të drejtë të kërkojë çfarë të dojë… sepse nuk mund ta bëjmë këtë për Evropën Perëndimore, Amerikën dhe vende të tjera që kanë njohur Kosovën. Ai I ka deklaruar më tutje Radio Televizionit të Serbisë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është një mik i nderuar i Serbisë dhe do të nderohet dhe respektohet edhe në Nish ku do të mbahet forumi i biznesi shqiptaro-serb.

Kontrolloni gjithashtu

Arsim Bajrami

Arsim Bajrami: 27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, mes çlirimit dhe dilemave të mëdha juridike

Në 27-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO ndaj Serbisë, rikthehen në vëmendje jo vetëm …