Kryekuvendari Veseli

Veseli: Minierat dhe mineralet janë pronë e patjetërsueshme e Kosovës dhe qytetarëve të saj

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se me Kushtetutën e Kosovës, minierat dhe mineralet janë pronë e patjetërsueshme e Kosovës dhe qytetarëve të saj. Ai ka shtuar më tutje se veprimet që kanë ndodhur nga Beogradi përmes të cilave janë nxitur edhe deputetët serb në Kuvendin e Kosovës, nuk janë vendime të matura. Reagimet e Listës serbe dhe të gjitha reagimet tjera nga Beogradi rreth nxjerrjes së ligjit për Trepçën kanë qenë sjellje të panevojshme. Vendimi për Trepçën më së paku ka qenë politik. Ky vendim ka qenë ekonomik dhe përmes këtij vendimi këtij gjiganti ekonomik do t’i hapet perspektiva e madhe zhvillimore dhe nuk do të jetë e kufizuar siç është tani. Nxjerrja e ligjit të ri nga ana e Kuvendit i ka krijuar një perspektivë të re zhvillimore Trepçës dhe me ketë ajo do ta kthej namin e vet që kishte dikur, ka theksuar Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …