‘Tempus’ adreson nevojat e tregut të energjisë

Zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj-Gashi ka marrë pjesë në Konferencën Finale të projektit ‘Tempus’, që u mbajt në Tiranë, i financuar nga BE dhe drejtuar nga Universiteti POLIS, ku ishte pjesë e panelit ku u diskutua për projektin, “Zhvillimi dhe Përshtatja e Programeve Profesionale për Efiçiencën e Energjisë në Ballkanin Perëndimor”.

Zv.minstrja Zogaj-Gashi me këtë rast tha se Qeveria e Republikës së Kosovës ka prioritet një model të ri të zhvillimit, ku arsimimi është shtylla kryesore e zhvillimit të qëndrueshëm dhe afatgjatë dhe jo rastësisht kjo fushë është shtylla e parë e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim 2016-2021, pra arsimim i cili i përshtatet kërkesave të tregut të punës.

Duke u ndal te projekti ‘Tempus’, Zëvendësministrja tha se ky është një mundësi e mirë për t’i përgatitur kuadrot konform kërkesave të tregut. “Atë që keni bërë ju përmes projektit ‘Tempus’, është pikërisht hapja e një rrugë të re, e cila u jep të rinjve jo vetëm alternativën e mësimeve teorike por atë praktike, përmes laboratorëve, punës praktike në biznese, duke profilizuar kuadrot e reja’, tha ajo.

Sipas Zogaj-Gashi, zgjedhja e energjisë efiçiente si program nga studentët e rinj në Kosovë do të thotë adresimi i një nevoje të tregut në Kosovë dhe është në përputhje të plotë me prioritetin e Qeverise si një nga sektorët me prioritet.

Numri dy i MZHE-së, tha se Kosova ka shënuar progres në fushën e EE-së, e cila është shumë e rëndësishme jo vetëm për përmbushjen e objektivave kombëtare për EE, ku vendi si cak ka arritjen e kuotës prej 9% deri në vitin 2018, por edhe për mbrojtjen dhe menaxhimin e burimeve natyrore dhe reduktimin e gazrave sere.

Ndryshe, Projekti “Zhvillimi dhe Përshtatja e Programeve Profesionale për Efiçiencën e Energjisë në Ballkanin Perëndimor”, mblodhi bashkë partnerët rajonalë dhe Evropianë, të cilët diskutuan rreth rëndësisë së këtij projekti në fokusimin dhe intensifikimin e trajnimeve profesionale në Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi.

Kontrolloni gjithashtu

Kanë filluar konsultimet publike për Planin Zhvillimor Komunal të Ferizajt

Në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor të Komunës (PZHK), Komuna e Ferizajt ka filluar …