Partia e Drejtesise

Partia e Drejtësisë dhe Lëvizja për Bashkim kundër arrestimit të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj

Në një reagim të Partisë së Drejtësisë kundër arrestimit të liderit të AAK-së,  Ramush Haradinaj thuhet se, arrestimi  nga autoritetet franceze duke u bazuar në urdhër-arrestet të Serbisë, për Partin e Drejtësisë është i papranueshëm dhe cenon lirinë e një populli që ka qenë i shtypur nga po këta që po lëshojnë urdhër-arreste.

Lëvizja për Bashkim: Arrestimet,  vetëm njëri nga treguesit e gabimeve politike

Serbia vazhdon që përmes urdhër- arresteve ndërkombëtare, të cilat i riaktualizon herë pas here, të ndikojë që shtete të ndryshme të ndalojnë dhe arrestojnë ish-ushtarët dhe komandantët e UÇK-së. Kështu ndodhi edhe me z.Ramush Haradinaj kryetar i AAK-së, i cili u ndalua dje nga autoritetet franceze, thuhet mes tjerash në reagimin e Lëvizjes për Bashkim.

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala

Behxhet Shala: Bllokim institucional, kapje e pushtetit dhe lojë politike për presidentin

Publicisti Behxhet Sh. Shala ka publikuar një shkrim kritik ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit në …