Partia e Drejtesise

Partia e Drejtësisë udhëheqë sërish Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

Partia e Drejtësisë përsëri do ta  udhëheqë Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor edhe pas dorëheqjes së ish-ministrit, Ferid Agani, ndaj të cilit është ngritur aktakuzë për “keqpërdorim” derisa  ishte ministër i Shëndetësisë. Jo zyrtarisht bëhet e ditur se në vend të Ferid Aganit, ministër i ri i Mjedisit pritet të emërohet nënkryetari i Partisë së Drejtësisë dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Jeton Svirca. Udhëheqja e Partisë së Drejtësisë tashmë ka caktuar nënkryetarin dhe ish-deputetin, Jeton Svirca si kandidat për ministër të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në vend të Ferid Aganit, i cili dha dorëheqje.

Kontrolloni gjithashtu

Kadetët e QSU-së kalojnë me sukses vlerësimin praktik “Qielli i Shqiponjave 2025”

Kadetët e Qendrës për Studime Universitare (QSU) të Forcës së Sigurisë së Kosovës kaluan me …