Partia Socialiste e Shqipërisë ka dorëzuar në Kuvend një rezolutë, e cila dënon sulmin e armatosur të bandave serbe, në veri të Kosovës

Partia Socialiste e Shqipërisë dorëzoi në Kuvend një projekt-rezolutë, e cila  dënon sulmin me armë në veri të Kosovës, ku u sulmua policia dhe për pasojë u vra rreshteri, Afrim Bunjaku. Kërkesë për mocion dhe miratim Projekt-Rezolutë “Për dënimin e sulmit të armatosur terrorist në Veri të Republikës së Kosovës dhe mbështetjen e përpjekjeve për garantimin e sigurisë dhe paqes në vend e në rajon”- thuhet në kërkesën drejtuar Kuvendit. Në rezolutë kërkohet që Serbia të hapë një hetim transparent për organizuesit e sulmit në Kosovë dhe të dorëzojë kriminelët. Po ashtu, PS kërkon që KFOR-i të shtojë trupat në veri, ndërsa i bën thirrje Amerikës e BE-së  dhe aleatëve strategjikë, që të ngrenë në nivelin më të lartë alarmin dhe aksionin demokratik për të parandaluar rrezikun, që i kanoset sigurisë e paqes në Kosovë,  në rajon e më gjerë. Partnerët të ushtrojnë ndikim për të ballafaquar Serbinë me rolin që ka pasur në sulm,  thuhet ndër të tjera në projekt-rezolutë.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …