Partia Socialiste ka një plan tjetër për të ndaluar përsëritjen e akteve të dhunshme në seancat plenare të Kuvendit

Përpos përjashtimit me 10 ditë nga punimet e Kuvendit, Partia Socialiste ka një plan tjetër për të ndaluar përsëritjen e akteve të dhunshme në seancat plenare, duke disiplinuar dhe ndëshkuar deputetët që përfshihen në akte të tilla. Plani është paralajmëruar nga kryetari i grupit parlamentar socialist dhe do të vihet në zbatim në muajin janar. Bëhet fjalë për miratimin, edhe në mënyrë të njëanshëm, pra vetëm me votat e shumicës parlamentare, të Kodit të Sjelljes së Deputetëve, në fillim të janarit. Taulant Balla ka deklaruar se, në mungesë të konsensusit me PD-LSI, PS do të miratojë në mënyrë të njëanshëm Kodin Sjelljes, si një tjetër masë për parandalimin e sulmeve në Kuvend. Gjithashtu, deputeti nuk duhet që të pengojë ose të cenojë rregullin e zhvillimit të punimeve të Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Tahiri në Washington, pjesëmarrës në Forumin Global mbi Koalicionet për Reforma

Besnik Tahiri ka mbërritur në Washington ku do të përfaqësojë Kosovën në Forumin Global mbi …