Ish sekretari i NATO-s, diplomati spanjoll, Havier Solana ka dënuar vendimin e kryetarit amerikan Donald Trup lidhur me shpalljen e Palestinës, kryeqytet të Izraelit. Ai shkruan se skenari i ëndrrave i Trumpit – në të cilin Arabia Saudite do anonte nga Izraeli për të ushtruar presion ndaj palestinezëve për të bërë paqe – nuk do të materializohet. Së pari, Arabia Saudite nuk është në gjendje të eleminojë pretendimet arabe për Jerusalemin. Së dyti, një strategji që nuk u jep palestinezëve asnjë zë mbi fatin e tyre, dhe fatin e Jerusalemit, kurrë nuk do të ketë sukses. Dhe, së treti, administrata e Trump – përfshirë edhe dhëndrin e tij Jared Kushner, të cilit Trump i ka besuar rolin amerikan në procesin e paqes arabo-izraelite – është e mbushur me biznesmenë dhe jo politikanë, siç vuri në dukje kohët e fundit Kushner. Por Jerusalemi, dhe konflikti Izrael-Palestinë më gjerësisht, është tepër i ndërlikuar, për t’u trajtuar si një marrëveshje biznesi.
Kontrolloni gjithashtu
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, reagoi pas udhëtimit të Kurtit në Forumin Ekonomik të Austrisë
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti pas lajmit …