Partia Socialiste, PD-ja, por as partitë më të vogla ende nuk kanë paraqitur asnjë kandidaturë për kryetarin e ri të Shqipërisë

Partia Socialiste vendosi të tërheqë projektligjin për Amnistinë Penale, pasi nuk siguron 84 votat e nevojshme për miratim

Partia Socialiste e Shqipërisë vendosi të tërheqë projektligjin për Amnistinë Penale, pasi nuk siguron  84 votat e nevojshme për miratim. Kryetari me vulë i  PD-së, Lulzim Basha një ditë më parë njoftoi se deputetët e grupit të tij nuk do të jenë të pranishëm nëse nuk do merren në konsideratë për këtë çështje edhe amendamentet e tyre. Në këtë seancë pritet të votohet edhe marrëveshja e emigrantëve me Italinë. Marrëveshja me Italinë dhe Amnistia Penale janë kundërshtuar nga opozita, ku pritet edhe sot që të mos lejojnë që seanca të zhvillohet normalisht, pasi kërkojnë ngritjen e komisioneve hetimore. Gazment Bardhi paralajmëroi të mërkurën vijimin e aksionit opozitar në Kuvend, ndërsa nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë nëse do ta votonte Amnistinë Penale, të cilën e cilësoi një akt tërësisht jo transparent.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …