Turqia është e kënaqur që Qeveria Shqiptare e ka shpallur “partner strategjik”

Erdogan: Turqia e Shqipëria janë dy anëtarë të NATO-s që luajnë rol në ruajtjen e paqes e stabilitetit në rajonin e Ballkanit

Turqia dhe Shqipëria janë dy anëtarë të aleancës së NATO-s që luajnë rol në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit, ka deklaruar kryetari i Turqisë Rexheë Tajip Erdoğan,  në një konferencë të përbashkët shtypi në Ankara me Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë, i cili qëndroi  për një vizitë zyrtare njëditore, në Turqi. Erdoğan tha se Shqipëria ishte në “anën e duhur të historisë” në votimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhjetorin e kaluar në favor të një armëpushimi të menjëhershëm humanitar në Rripin e Gazës, duke theksuar rëndësinë thelbësore të solidaritetit të saj me “popullin e shtypur palestinez” në këtë periudhë, katër muaj pas fillimit të sulmeve izraelite në Gaza, në të cilat janë vrarë gati 30.000 njerëz. Lidhur me organizatën terroriste FETO, Erdoğan tha: “Ne nuk do t’i japim mundësi rrjetit të ligë që përpiqet në çdo mënyrë të helmojë marrëdhëniet tona; ne do ta vazhdojmë luftën tonë”. Erdoğan tha se Turqia e ka ngritur vëllimin e saj të tregtisë me Shqipërinë në nivelin 1 miliard dollarëve dhe tani dy vendet synojnë ta dyfishojnë atë në 2 miliardë dollarë.

Kontrolloni gjithashtu

Policia zbardh rrugën e përdorur për sulmin në Ibër-Lepenc, me hetime të vazhdueshme pas shpërthimit të 29 nëntorit

Në natën e 29 nëntorit, Policia e Kosovës ka zbuluar rrugën e përdorur nga dy …