Partia Vatra, e Kosovës Lindore, aktivitetin e saj do ta ushtrojë në kuadër të Nismës për Kosovën

Partia Vatra, e Kosovës Lindore, aktivitetin e saj do ta ushtrojë në kuadër të Nismës për Kosovën

Partia Vatra, e cila përfaqëson qytetarët e Kosovës Lindore, aktivitetin e saj do ta ushtrojë në kuadër të Nismës për Kosovën. Me bashkimin e saj, Nisma për Kosovën do të përfaqësohet në Kuvendin Komunal të Gjilanit me katër këshilltarë. Me rastin e këtij aderimi është vlerësuar se përderisa partitë e tjera po shemben, Nisma po rritet çdo ditë e më shumë. Këtë e kanë bërë të ditur në një konferencë për medie kryetari i Degës së Nismës në Gjilan njëherësh ministër i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani dhe kryetari i Vatrës, Kushtrim Kadriu. Sot është një ditë e rëndësishme për Nismën, sepse nga sot partia Vatra e ka gjetur veten dhe aktivitetin e saj politik do ta ushtrojë nën ombrellën e Nismës. Tani  kemi përgjegjësi shtesë që të jemi zë edhe më i fuqishëm në mbrojtje të interesave të qytetarëve të tri komunave shqiptare në Serbi,  ka thënë Hasani.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …