Lëvizja Vetëvendosje

Partia Vetëvendosje, do të mbështesë kërkesën e partive opozitare për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës

Partia Vetëvendosje, do të mbështesë kërkesën e partive opozitare për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, dhe kjo do ta dërgonte vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Deputeti i kësaj partie Adnan Rrustemi, thotë për KosovaPress, se janë të gatshëm për zgjedhje të parakohshme dhe këtë do të dëshmojnë përmes përkrahjes për vetëshkarkimin e deputetëve. Nëse partitë opozitare i kanë pasur seriozisht kërkesat e vazhdueshme për zgjedhje të parakohshme, atëherë tash e kanë mundësinë që të iniciojnë kërkesën për shpërndarjen e legjislaturës. Deputeti, Adnan Rrustemi, thotë se ndryshimi i qëndrimit për zgjedhje të parakohshme, nuk është i ndërlidhur me presionin ndërkombëtar për çështjen e dinarit dhe të themelimit të Asociacionit.

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Prishtinë, ambasadori Aivo Orav ka biseduar me ndërmjetësin evropian për dialogun, M. Lajçak

Ambasadori britanik falënderon Aivo Orav për kontributin në rrugën euro-atlantike të Kosovës

Ambasadori i Mbretëria e Bashkuar në Kosova, Jonathan Hargreaves, ka shprehur mirënjohje për Aivo Orav …