Më shumë se 80 qytetarë janë vrarë nga sulmi terrorist në Moskë, në një sallë koncertesh në periferi të kryeqytetit

Më shumë se  80 qytetarë janë vrarë nga sulmi terrorist në Moskë, kur persona të armatosur goditën me armë një sallë koncertesh, në periferi të kryeqytetit të Rusisë. Autoritetet shëndetësore thonë se mbi 145 është numri i të plagosurve, prej tyre rreth 60 në gjendje kritike. Sulmi terrorist u krye  në sallën Krokus Sity në Krasnogorsk, mbrëmjen e kaluar. Agjencitë botërore të lajmeve, mes tyre Reuters dhe BBC informuan se grupi militant, ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Videot e shpërndara në rrjetet sociale kanë paraqitur persona të armatosur kanë hyrë në sallë dhe kanë hapur zjarr, përpara fillimit të një koncerti nga grupi muzikor rus, Piknik. Në pamje, shihet momenti kur 6200 të pranishëm që po ndiqnin koncertin, alarmohen nga të shtënat me armë dhe përpiqen të largohen për të shpëtuar nga sulmi.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar kundër deklaratës së ministres, Donika Shvarc

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar në deklaratën e ministres së  Jashtme, Donika Shvarc, …