Armend Zemaj

Partitë opozitare kanë reaguar pas vendimit të ZRRE-së për rritjen e çmimit të tarifave të energjisë elektrike

Partitë opozitare kanë reaguar pas vendimit të ZRRE-së për rritjen e çmimit të tarifave të energjisë elektrike. Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se me vendimin e fundit të ZRRE-së, çmimi i energjisë elektrike do të jetë i papërballueshëm për qytetarët e Kosovës, ndërsa ka kërkuar ndërhyrjen e Kuvendit “Sapo u njoftuam se vendimi i ZRRE-së është për rritje qind për qind të energjisë elektrike në vend dhe kjo do të jetë e papërballueshme për qytetarët e Kosovës. Kështu që Kuvendi duhet të marrë iniciativë, të futet në pjesën e debatit përmbajtjesor dhe të vijë me rekomandime të sakta për eliminimin e këtij defekti që po ndodh dhe i cili ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha”, ka thënë Zemaj në Kuvend. Po ashtu, kundër këtij vendimi ka dalë edhe PDK-ja, që bashkë me LDK-në kanë lëshuar sallën e Kuvendit, pasi nuk u votua propozimi i tyre për debat parlamentar pas vendimit të ZRRE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Bazuar në mënyrën e qeverisjes së Albin Kurtit, qeveria e tij nuk do e pres fundin e këtij viti

Ganimete Musliu: Kosova po kalon ditët më të vështira, shteti i bllokuar nga interesa partiake

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pas masës së përkohshme të …