At Nikolla Marku

Pas një sëmundjeje të gjatë dhe të rëndë, është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare At Nikolla Marku

Në  mbrëmjen e së shtunës, më 19 korrik 2025, në orën 22:00, pas një sëmundjeje të gjatë dhe të rëndë, është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare At Nikolla Marku, prifti i Kishës Ortodokse “Shën Maria” në lagjen Kala të Elbasanit.

At Nikolla Marku ishte një figurë e përkushtuar dhe e respektuar, i njohur për dekada me radhë për shërbimin e tij ndaj besimit, komunitetit dhe trashëgimisë shpirtërore shqiptare. Ai qëndroi gjithmonë i palëkundur në mbrojtje të autoqefalisë së Kishës Ortodokse Shqiptare, duke u shquar si një zë i fortë për pavarësinë fetare dhe dinjitetin kombëtar.

Ceremonia e varrimit do të zhvillohet sot, më 20 korrik 2025, në orën 17:00, në Kishën “Shën Maria” në Elbasan, ku ai shërbeu me devotshmëri gjatë gjithë jetës së tij. Pritja për ngushëllime po bëhet në ambientet e kësaj kishe.

U prehtë në paqen e përjetshme!
Kujtimi dhe bekimi i tij do të jetojnë përherë ndër ne.

Kontrolloni gjithashtu

Adem Lushaj: Doli nga shtypi libri autobiografik “RRUGËTIM NËPËR VALËT E JETËS”!

Me këtë rast, ndjej kënaqësi të veçantë dhe obligim moral të falënderoj nga zemra të …