Pas qëndresës në godinat e fakulteteve, studentët në Shqipëri i rikthehen sot sërish protestave

Pas qëndresës në godinat e fakulteteve, studentët në Shqipëri i rikthehen sot sërish protestave

Studentët i rikthehen sot sërish protestave. Pas qëndresës në godinat e fakulteteve, studentët marshojnë sot sërish sot për plotësimin e 8 kërkesave, që sigurojnë sipas tyre arsimin cilësor. Ndryshe nga dje që zgjodhën godinat e Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë për të protestuar, ata do të marshojnë sot përpara Parlamentit. Duket se vendimet e fundit të qeverisë nuk mundën të shuajnë protestat e studentëve. Nga ana tjetër në revoltë janë ngritur edhe pedagogët që thonë se autonomia e universitetit dhe liritë akademike vihen në pikëpyetje.

Kontrolloni gjithashtu

Serwer

Daniel Serwer viziton Hashim Thaçin në Hagë: Shpresoj që drejtësia të mos ndikohet nga milionat e paguara për Specialen

Analisti dhe profesori amerikan Daniel Serwer ka zhvilluar një vizitë 40-minutëshe me ish-presidentin e Kosovës, …