Lumir Abdixhiku: Pas një viti me marrëveshjen e Qeverisë Kurti nuk do të flitet më për Asociacion, por për autonomi territoriale

Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, liderët politikë mbajnë qëndrimet e tyre për formimin e qeverisë

Lideri i LDK, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se nuk do të japë qëndrime për zhvillimet pas zgjedhore deri në përfundimin e plotë të numërimit të votave. Ai ka theksuar se LDK-ja do të marrë vendimet e saj vetëm pasi të ketë një pasqyrë të qartë të rezultateve përfundimtare, pasi pret t’i ketë  180 mijë vota. Ky është një rezultat i mirë pas rënies, por nuk është rezultat ndryshimi për Kosovën, pasi qytetarët kanë preferenca të tjera, ka shkruar Abdixhiku.  Ndërkohë, kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shprehur besimin se do të formojë qeverinë e tij të tretë. Megjithatë, ai nuk ka dhënë ndonjë sqarim mbi mënyrën se si do të sigurojë shumicën parlamentare, duke pasur parasysh se partitë opozitare tashmë kanë refuzuar mundësinë e një koalicioni me LVV-në.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Do të shpërthejë skandali nëse nuk ka përgjigje pozitive nga Qeveria e Kosovës ndaj Amerikës për gazin

Lumir Abdixhiku: Refuzimi i VV-së nuk është inat politik, por interes kombëtar

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër nga Spanja ndaj përpjekjeve …