Paskal Milo: Edhe sikur Serbia të ndërgjegjësohet, Moska ka synim që ta mbajë Kosovën në një gjendje krize

Paskal Milo: Kosova po bën gabime të pafalshme, rrezikon izolimin ndërkombëtar

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo, ka paralajmëruar se Kosova po shkon drejt izolimit ndërkombëtar për shkak të gabimeve strategjike dhe grindjeve të brendshme politike. Në një intervistë për “Real Story”, Milo tha se Kosova nuk po arrin të tërheqë më vëmendjen e faktorit ndërkombëtar, ndërsa Serbia ka fituar terren në skenën globale. Sipas tij, SHBA dhe Perëndimi po e shohin Serbinë si një vend me peshë më të madhe strategjike, me synim që ta largojnë nga ndikimi rus, por duke harruar se Beogradi po luan njëkohësisht me Uashingtonin, Brukselin, Moskën dhe Pekinin. “Grindjet e brendshme të klasës politike nuk tërheqin më vëmendje. Kosova po bën gabime të mëdha dhe të pafalshme, sepse nuk mund të mbijetojë pa mbështetjen e fuqishme të një faktori ndërkombëtar. Duhet të heqë dorë nga ambiciet e parealizueshme dhe të kërkojë një aleat të fortë”, theksoi Milo. Ai shtoi se Kosova nuk mund të jetë konkurruese në politikën rajonale pa një strategji të qartë dhe pa ndërtimin e një partneriteti të qëndrueshëm me aleatët ndërkombëtarë.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …