Pastrohet deponia ilegale e mbeturinave në rrugën “Fehmi Agani” në Ferizaj

Komuna e Ferizajt, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, bashkë me ndërmarrjet përkatëse komunale të mirëmbajtjes, po vijon punën e përditshme në kujdesin ndaj hapësirave publike dhe të tjera, duke bërë largimin e mbeturinave. Natyrisht, në këtë drejtim, duhet të rritet edhe vetëdija qytetare për mos-hedhjen vend e pa vend të mbeturinave. Në këtë kuptim, ekipet e mirëmbajtjes së Kompanisë “Ambienti” bën pastrimin e deponisë ilegale të mbeturinave në rrugën “Fehmi Agani”, deponi kjo që u krijua nga qytetarë të pandërgjegjshëm që hodhën materiale të ndryshme ndërtimore, mbeturina të amvisërisë e të tjera, që deri më tani i dhënë një pamje jo të mirë asaj zone. uke qenë kështu, drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, njoftohet se janë larguar tonelata mbeturina në këtë deponi, porse apelohet tek qytetarët që të bëjnë kujdes ndaj ambientit, duke hedhur mbeturinat në oraret dhe vendet e përcaktuara.

Kontrolloni gjithashtu

Përurohet objekti i ri i shkollës fillore “Lan Selimi” në fshatin Lumbardh

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, kryetari i Komunës së Deçanit, z. …