Pavarësisht se BE-ja dhe Këshilli i Evropës janë dy organizata të pavarura, sanksionet e BE-së mund të ndikojnë për anëtarësim në KiE

Edhe pse Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës janë dy organizata të pavarura, sanksionet e BE-së mund të ndikojnë në anëtarësimin eventual të Kosovës në Këshillin e Evropës, këtë vit. Kështu mendojnë njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare. Por, ka që mendojnë edhe ndryshe, e që thonë se pengesë me e madhe se masat e BE-së mund të jenë rezultatet e dialogut Kosovë-Serbi. Pas dorëzimit të aplikacionit në maj të vitit 2022, Kosova, në prill të këtij viti bëri një hap të rëndësishëm duke kaluar fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Ndërkohë, pas tensionimit të situatës në veri të vendit, në qershor, Bashkimi Evropian vendosi disa sanksione për Kosovën, duke kërkuar shtendosjen e situatës. Njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe zhvillimeve politike në Kosovë, kanë mendime të ndryshme për sa i përket ndikimit që mund të kenë sanksionet e BE-së në anëtarësimin eventual të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …