PDK del forca e parë në vend me më shumë asambleistë në zgjedhjet lokale

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, ka bërë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës ka dalë forca e parë politike në vend sa i përket numrit të asambleistëve të fituar në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Sipas saj, me rreth 97 për qind të vendvotimeve të procesuara, PDK ka siguruar 208 ulëse në Kuvendet Komunale, duke lënë pas LDK-në me 199 ulëse dhe Lëvizjen Vetëvendosje me 188. Çitaku theksoi se ky rezultat është dëshmi e besimit qytetar të ndërtuar mbi punë, përkushtim dhe vizion politik. “Kjo është fitore e qëndrueshmërisë, e besimit dhe e vlerave që nuk lëkunden. Faleminderit secilit që u bë pjesë e këtij rrugëtimi”, ka deklaruar ajo. PDK-ja, sipas rezultateve preliminare, ka marrë mbi 175 mijë vota në nivel vendi.

Kontrolloni gjithashtu

Zgjedhjet lokale: Garë e balancuar, 17 komuna shkojnë në balotazh

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 12 tetor tregojnë për një garë të …