Memli Krasniqi thotë se nuk jemi opozitë e llojit të Vetëvendosjes, snuk vijmë në pushtet me anë të dhunës

PDK i jep goditjen finale Kurtit: Zgjidhja e vetme janë zgjedhjet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, deklaroi se PDK nuk do të marrë mandatin për të formuar qeverinë, duke theksuar se askush në skenën politike nuk i ka numrat për shumicë parlamentare. Ai kërkoi që Presidentja Vjosa Osmani të mos presë afatet kushtetuese, por t’i ftojë menjëherë partitë në konsultime për të shmangur vonesa të reja. Krasniqi u shpreh se vendi duhet të shkojë drejt zgjedhjeve të reja, pasi pas më shumë se tetë muajsh bllokadë, është e qartë se nuk ekziston vullnet për krijimin e shumicës. Ai madje paralajmëroi se shpërndarja e Kuvendit pritet të ndodhë automatikisht, nëse dështon edhe tentativa e dytë. Kreu i PDK-së kritikoi ashpër edhe tentimet e Vetëvendosjes për të siguruar vota individuale, duke folur për “sekserë” e biznese të pasura me tenderë multimilionësh që kanë kontaktuar deputetë të PDK-së për të mbështetur qeverinë Kurti 3. Krasniqi theksoi se ka qenë i bindur se asnjë deputet i tij nuk do të thyente vijën e partisë. Ndërkohë, dështimi i djeshëm me vetëm 56 vota pro qeverisë së re ka futur Kosovën edhe më thellë në krizën institucionale. Sipas Krasniqit, paaftësia për të siguruar shumicën e votave e ka mbyllur kapitullin e kësaj qeverisjeje, duke e çuar vendin drejt zgjedhjeve të reja, të cilat duket se janë alternativa e vetme për të rikthyer funksionalitetin e institucioneve të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova ende jashtë zonës SEPA për shkak të ligjeve të bllokuara në Kushtetuese

Ekonomia e Kosovës ka humbur rreth 29 milionë euro vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë të …