PDK-ja e AAK-ja kanë vlerësuar se buxheti prej rreth 3 miliard euro, nuk është i mjaftueshëm për zhvillim të madh

Partitë opozitare kanë vlerësuar se buxheti prej rreth 3 miliard euro, nuk është i mjaftueshëm për zhvillim të madh pasi niveli i inflacionit është tejet i lartë. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka thënë se përveç kësaj, shqetësuese është edhe mënyra e shpenzimit të tij. “Shqetësimin më të madh e kemi tek mënyra e ndarjes, mënyra e klasifikimit, planifikimit dhe realizimit sepse gjithmonë po kemi planifikim të buxhetit, po themi deri diku të mjaftueshëm, por kur vije faza e realizimit dhe implementimit të tyre po ngecë dhe po kemi probleme” ka thënë për Ekonomia Online, deputeti, Ferat Shala. Ndërkohë edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se buxheti i ndarë për vitin 2024 nuk është në favor të zhvillimit ekonomik dhe nuk përkrah ndërmarrësit. “Nuk përkrah zyrtarët publikë është një shtim prej pesë për qind që është mashtrim i kësaj qeverie. Kjo është mashtrim, është vlerë minimale dhe nëse e marrim sa i përket shtrenjtimit enorm të gjërave, kjo nuk i përket me kërkesat e zyrtarëve apo shërbyesve civili” ka theksuar mes tjerash, deputeti, Pal Lekaj.

Kontrolloni gjithashtu

Lirohet nga akuzat për krime lufte në Gjakovë Dragan Ristiq

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të akuzuarit për krime lufte, Dragan …