Brickos

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës i ka bërë thirrje Qeverisë që sot t’ ua ndajë pagat të gjithë mësimdhënësve

Gërxhaliu: Buxheti i vitit 2024, nuk do të jetë buxhet zhvillimor

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu ka vlerësuar se buxheti i vitit 2024, nuk do të jetë buxhet zhvillimor. Ai ka shtuar më tutje se ndonëse ka një rritje simbolike me atë të vitit paraprak por ky buxhet do të jetë më tepër i natyrës sociale. “Buxhetin e kamë analizuar në disa dimensione dhe definitivit buxheti paralajmërohet si buxheti më i madh krahasuar me vitin 2023 pra janë më tepër se 100 milionë euro që do të ketë rritje në vitin 2024. Mirëpo nëse e kemi parasysh inflacionin që ka dominuar në vitin 2023 dhe ngritjen e çmimeve qoftë falë ndodhive ndërkombëtare por edhe tregtisë atëherë ky nuk mund të quhet buxhet zhvillimor” ka thënë për Ekonomia Online, Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu. Ai ka theksuar më tutje se bazuar edhe në faktin që bazuar pjesa dërrmuese janë shpenzime të parapara një buxhet i tillë do jetë shumë më tepër i natyrës sociale, ku si duket fillon një parapërgatitje për zgjedhje në vitin 2024 apo edhe në 2025.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …