leoni

PDK

PDK-ja ka përgënjeshtruar lajmin, për gjoja hartimin e dokumentit udhërrëfyes për zgjedhjen e kryetarit

Partia Demokratike e Kosovës, përmes një njoftimi  ka përgënjeshtruar lajmin, lidhur me gjoja hartimin e dokumentit udhërrëfyes për zgjedhjen e kryetarit të vendit. PDK thekson se Partia Demokratike e Kosovës as ekspertët e saj nuk janë autorë të dokumentit të përshkruar në gazetë. PDK-ja mbështet zgjedhjen e kryetarit të Republikës së Kosovës në bazë të rezultatit zgjedhor, të arritjes së Marrëveshjes me partnerët e koalicionit, si dhe përfilljen e të gjitha procedurave ligjore dhe kushtetuese. Partia Demokratike e Kosovës, mbështet zgjedhjen e Presidentit përmes një procesi transparent, demokratik dhe gjithëpërfshirës”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

Kontrolloni gjithashtu

Nisma i jep dorën Kurtit, por jo pa kushte: Dimal Basha, pengesa që po ekspozon dobësinë e politikës kosovare

Në skenën e trazuar politike të Kosovës, ku interesat partiake shpesh mbizotërojnë mbi përgjegjësinë shtetërore, …