Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu ka deklaruar se sot në ora 10:00 ka arritur kërkesa nga opozita për vendosjen e tendave në shesh dhe një gjë e tillë tha se është lejuar nga komuna e Prishtinës. Ai nuk precizoi sa është numri i tendave që do të lejohen të vendosen në shesh, por tha se janë shumë. Sipas tij, hapësira është publike dhe natyrisht se një gjë e tillë i është lejuar opozitës, por e rëndësishme sipas tij është të mos pengohet qarkullimi i lirë i qytetarëve në shesh. Ai tha se do të paraqes kallëzim penal në Prokurori për ata që deklaruan rrejshëm se dje ka nënshkruar lejen për vendosjen e tendave, pasi sipas tij, një kërkesë e tillë ka ardhur vetëm sot në orën 10:00. Vetëvendosje, Nisma e AAK sot do të ngrenë disa tenda pranë Qeverisë së Kosovës, për të pamundësuar mbajtjen e seancës për zgjedhjen e Hashim Thaçit president i vendit.
![Dardan Sejdiu](https://www.radiokosovaelire.com/wp-content/uploads/dardansejdiu01-640x330.jpg)