Nebih Rexhepi

Nebi Rexhepi: Kuvendi në gjendje të jashtëzakonshme

Se ky Kuvend që nga fillimi nuk e nisi mbarë, nuk do as edhe një koment. Por si erdhi deri te kjo situatë? Zgjedhjet e fundit për Kuvendin e Republikës së Kosovës, sollën shumë paqartësi por edhe qartësi. Ku që në start të konstituimit të organeve politike, pati shumë telashe. As njëra parti nuk mund ta krijonte e vetme Qeverinë pa arritur koalicion me parti të tjera. Por koalicioni nuk mundë të bëhej edhe aq lehtë, pasi as njëra parti nuk dëshironte koalicion me PDK-ën, për shkakun e keq qeverisjes paraprake.

Ku pas një kohe ishte krijuar VLAN-i i cili kishte për qëllim ta dërgonte në opozitë, PDK-në më në krye Hashim Thaçin. I caktuan emrat për poste udhëheqëse, ku për kryetar të Kuvendit e propozuan Isa Mustafën. Pas shumë peripecive VLAN-i e voton dhe e zgjedhë  për kryetar të Kuvendit. Mirëpo më vonë doli se zgjedhja e Isa Mustafës ishte jo kushtetuese.

Isa Mustafa  kishte harruar  që në fushatën para zgjedhore kishte hedhur akuza nga më të ndryshmet, dhe tepër të vrazhda ndaj PDK-ës dhe Hashim Thaçit . Këto tanimë dihen nga të gjithë. Arrin një koalicion  Jo normal me PDK-në dhe liderin e saj Hashim Thaçin. Me një fjalë ia kthen shpinën Vlanit, devijoi  nga votat që i kishte marrë nga zgjedhësit e vet, e çka jo tjetër.  Por as që është pritur diç më mirë nga ky ish komunist Jugosllav. Këtu duhet shtuar se Isa Mustafa kohë më parë e kishte rrëzuar Fatmir Sejdiun nga lideri i partisë. Me arsyetimin se e kishte shkelur Kushtetutën dhe kishte bashkëpunuar me Hashim Thaçin. E vetë…Shkelë mbi gjithçka vetëm për t’u bërë kryeministër. Dhe pas shumë marifetllëqeve arrin koalicion me PDK-në, ku deri dje skajshmërisht e urrente. Shumë kush këtë koalicion Jonormal e krahasonte me atë fjalën popullore: “Krisi pushka i doli flaka…”

Dhe vërtetë ashtu doli. Me t’u krijuar institucionet Shtetërore, filluan të këqijat në Kuvend njëra pas tjetrës, duke u thirrur në numrat “famoz” që i krijuan pas koalicionit jonormal. E filluan me ecurinë e pa kuptimtë për votimin e gjykatës speciale që do të jetë shumë e dëmshme dhe e dhembshme për Popullin dhe Shtetin. Opozita u përpoq me mjaftë mund ta pengonte këtë votim. Për fat të mirë ia arriti, që në votimin e parë ta pengojë. Por fatkeqësisht kaloi në votimin e dytë. Që nga ky votim i pakuptimtë, Opozita filloi të bashkohet fuqishëm,duke krijuar opozitën më efikase që nga paslufta. Por ky koalicion Jonormal, nuk u ndal me kaq. Filloi me nënshkrimet kundër Kushtetuese për Demarkacionin me Malin e Zi dhe “zajednicën” serbe. Sa i përket Demarkacionit do ishin humbur mbi 8mijë hektar territor. Kurse nënshkrimi kundër Kushtetues me Serbinë,do krijohej një Qeveri paralele serbe në Republikën e Kosovës.

Por të gjitha këtyre të këqijave iu kundërvu Opozita më e guximshme në Evropë.   Pra Kuvendi hyri në Rrugë me dy kahe krejtësishht të kundërta. Ku në njërën anë Opozita duke mos pasue as edhe një rrugë të vetme për të mbrojtur Sovranitetin e Shtetit, në Kuvend filloi të hedhë Gaz lotë sjellës. Këtu duhet cekur se ky Gaz po e mbron Shtetin dhe Popullin nga më e keqja që mund t’i ndodhë nesër e pasnesër…  Kurse në rrugë filluan me protesta të aktivistëve të tyre. Ku i përdorën mënyrat më të Kulturuara, si hedhja e vezëve në drejtim të  ministrave qeveritar, hudhjen gurëve dhe gjësendeve të tjera të lejuara në Botën Demokratike ndaj keq qeverisjes.    Kurse në anën tjetër kemi një keqqeverisje e cila shkel Kushtetutën, dhe vazhdon të qeverisë me Shtetin më të varfër dhe me Popullin më të izoluar në Evropë.

Mirëpo më  17 Shkurt Populli bëri një Demonstratë jashtëzakonisht të fortë, çfarë vetëm Ai di të bëjë, si në të kaluarat e Lavdishme. U mblodhën në Numër të Madh, të veshur si është më së miri, me petkun Kuq e Zi. Prishtina sikur përgatitej me fjalën:

O Sa Mirë Më Qenë SHQIPËTAR…

Ishte një Demonstratë çfarë është e pa mundur të përshkruhet me fjalë.

Demonstruesit në mënyrën më të kulturuar dhe madhështore iu afruan Objektit të Qeverisë, ku  qeveritarët ishin ngujuar dhe ia dhanë kartonin e Kuq. Kjo nënkupton përjashtim…    Kurse Qeveria në vend se të dali e t’i përshëndes…Më vonë doli para medieve me fjalorin më primitiv, që nuk ia vlen të komentohet…

Ndërhyrja e forcave të sigurimit të Kuvendit ndaj deputetëve  është jashtë çdo normaleje, dhe në nivelin më të ulët të Kulturës Demokratike. Me një urrejtje tepër të pakuptimtë. Rasti më skandalozë ishte ndërhyrja brutale ndaj deputetes të zgjedhur me votën legjitime të Popullit Albulena Haxhiut.

Ky ishte një rast i shëmtuar…

Dhe Kuvendi hyri në një kaos të vërtetë politik, ku përfundimisht më nuk ka kushte normale për vijim. E vetmja zgjidhje është: Të Shpallën zgjedhjet e reja, dhe ta nxjerrin Kuvendin nga kjo gjendje e jashtëzakonshme.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …